Kompania jonë

Rreth Nesh

Ekspertë të teknologjisë informative që nga viti 2017. Ofrojmë produkte premium dhe këshillim teknik për individë dhe biznese në të gjithë Shqipërinë.

8+ Vjet Eksperiencë
50+ Brende Premium
100% Produkte Origjinale
48h Dërgim Gjithandej

Nga një ide, deri tek zgjidhja e duhur

IT Store u themelua me një vizion të qartë: t'u sjellë shqiptarëve akses të drejtpërdrejtë tek teknologjia e nivelit botëror, me çmime të drejta dhe shërbim që nuk kompromis.

Filluam si një dyqan i vogël në zemër të Tiranës, ku ekipi ynë ofronte jo vetëm produkte, por edhe zgjidhje të plota — nga konfigurimi i workstationëve profesionistë, deri te rekomandimet për rrjete të siguruara biznesi.

Sot, IT Store është partneri i besuar i qindra bizneseve dhe mijëra individëve, me stok gjithmonë të freskët nga brendet kryesore globale dhe eksperte të gatshëm t'ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur.

IT Store — dyqani ynë

Vlerat tona

Cilësi e Garantuar

Punojmë vetëm me distributor të licencuar dhe ofrojmë garanci zyrtare për çdo produkt. Asnjë kompromis me origjinalitetin.

Shërbim i Shpejtë

Përgjigje brenda minutave nëpërmjet WhatsApp, dërgim me korrierim të njëjtën ditë brenda Tiranës dhe shpejt edhe jashtë saj.

Ekspertizë Teknike

Ekipi ynë i certifikuar ju ndihmon të zgjidhni konfigurimin e duhur — qoftë për punë, gaming, dizajn apo infrastrukturë biznesi.

Besueshmëri

Mbi 8 vjet në treg, me mijëra klientë që kthehen. Reputacioni ynë ndërtohet çdo ditë me ndershmëri dhe transparencë të plotë.

Ekipi i IT Store
#1
IT Specialist
Shqipëri

Pse të zgjidhni IT Store?

Keni pyetje?

Na Kontaktoni Tani

Ekipi ynë është i disponueshëm nëpërmjet WhatsApp çdo ditë. Pyesni, kërkoni këshillë teknike, ose porositni direkt.

WhatsApp +355 69 318 1062